SOCIOLOGJI
Dallimi Psikiatër – Psikolog |
Shpeshherë ndodh që të ngatërrohen profesioni i psikologut me atë të psikiatrit. Prandaj është e rëndësishme që të bëhet dallimi mes psikologut (psikologut klinik) dhe psikiatrit. Psikiatri nuk mund të krahasohet më psikologun. Ai është krejt ndryshe. Psikiatrët janë mjekë të specializuar të trajtimin e sjelljeve anormale dhe si të tillë ata mund të rekomandojnë medikamente, gjë që smund ta bëjnë psikologët. Psikiatrët ndjekin shkollën mjeksore dhe janë në fillim doktor në mjeksi. Ata pastaj specializohen në trajtimin e sjelles anormale, sëmundjet psikike. Psikiatrët shohin te problemet e sjelljës së pacientit shkaqe mjeksore dhe në këtë mënyrë përdorin trajtim mjeksor, dmth. terapi me medikamente, krahas terapisë psikologjike. Psikiatria është degë e mjeksisë, jo e psikologjisë. Psikologu klinik diplomon në psikologji dhe më pas vazhdon studimet pasuniversitare. Zakonisht pas dy apo tre vjetësh i jepet grada e zakonshme për psikologët Ph. D. ose Dr. phil. (doktor i filozofisë). Pas kësaj, ai duhet të praktikoj një kohë të gjatë në një instuticion nën kujdesjën e psikologëve të tjerë ose psikiatërve, para se të fillojë të trajtojë, diagnostifikojë njerëzit në menyrë të pavarur. |
Kurdise vetë zemrën tënde |
5 stile që duhet t'i zbatoni sot për një zemër të fortë nesër
Problemet me zemrën mund të jenë shkaktarë kryesorë të vdekjeve në femra dhe meshkuj, por ju nuk keni pse te trembeni duke e pranuar si një risk tuajin. Edhe pse nuk mund të keni fuqinë të ndryshoni disa faktorë riskues si historia e familjes, mosha dhe raca, ju keni gjitmonë në dorë të jetoni me stil. Shmangni dëmtimet në zemër, duke lënë duhanin, bëni ushtrime rregullisht dhe hani ushqime të shëndetshme. Ja 5 strategjitë nga mund të marrësh startin:
1. Mos pini duhan! Nëse i bëni dalje duhanit, atëherë keni në dorë fuqinë e madhe të parandalimit nga infarktet. Cilësia e cigareve nuk të jep siguri.Cigaret me përqindje nikotine të ulët, janë njësoj riskues si për ata që nuk e pinë duhanin por e marrin në ambientin ku pihet nga të tjerët. Femrat që pijnë duhan janë shumë herë më të riskuar se të tjerat. Madje kanë një ulje të moshës së infarkteve, mbi 35 vjeç. Por nëse vendosni ta lini në moment jeni në kohë për të fituar qoftë edhe një vit jetë. Lajm i mirë: Nuk ka problem sa vite keni qenë duhanpirës i rregullt, ju keni kohë për të fituar.
2. Ushtrime, ushtrime, ushtrime Tashmë e dini se ushtrimet gjimnastikore janë më e mira për ju. Por ende nuk bëni asnjë: Ushtrimet e rregullta fizike të kombinura me një jetë të organizuar mirë, ndihmojnë në arritjen e një peshe trupore normale dhe reduktojnë mjaft goditjet në zemër Ato ndihmojnë reduktimin e presionit të lartë të gjakut,kolesterolit të lartë dhe diabetit. Kardiologët rekamondojnë 30-60 minuta aktivitet fizik, një mesatare kjo e aktivitetit mendor ditor ose javor në punë. Dhe kujtohuni që këtu përfshihen edhe shëtitjet në lulishte, me qenin, hipja-zbritja e shkallëve, etj. Pra ju këshillohet të mos rrisni kohën e vrapit, por intensitetin fizik të jetës.
3. Ushqime të shëndetshmë për zemrën Përdorni një dietë të pasur me fruta, perime, drithra, peshk që mbrojnë zemrën. Limitoni konsumimin e yndyrnave, si mish, djathë, gjalpë, qumësht. Përdorni groshët dhe thjerëzat në vend të mishit. Frutat dhe perimet janë parandaluesit kryesorë jo vetëm të sëmundjeve të zemrës por edhe të kancerit, shprehet kardilogët. Gjithashtu pijet alkolike ndihmojnë për një zemër të shëndetshme, por pa e tepëruar, Rekomandohen dy pije alkolike në ditë për burrat dhe një për femrat.
4. Ruani peshën normale Si mund ta dini që keni një peshë të shëndetshme? Mbipesha është e rrezikshme. 25 kg më shumë se normalja është pesha që ia vlen të shqetësohesh pasi mund të jesh në risk. Por llogaritja e peshës nuk është ideale krahasuar me gjatësinë trupore, pasi shumë meshkuj kanë një peshë mbi normalen si pasojë e muskujve të zhvilluar, por nuk kemi të bëjmë me rrezik nga goditjet në zemër.Reduktimi i peshës trupore është përfitues sado i vogël qoftë pasi ul në 10 për qind rrezikun nga ataku.
5. Bëni rregullisht ekzaminime Presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë dobësojnë sistemin kardiovaskular, duke përfshirë dhe zemrën. Ekzaminiminet e rregullta ju tregojnë rrugën se ku të mjekoheni:
Sëmundjet e zemrës ka raste që shmangen.Ndiqni këshillat për një stil jete të kënaqshëm, mos e komplikoni jetën dhe asnjëherë mos u ndjeni të vetëhumbur.
_nga sami bejtullahu |
Shkaktar i mbipeshës, ushqimi me kalori të lartë |
Dihet se shumë amerikanë sot vuajnë nga mbipesha e tepërt dhe sipas eksertëve, një nga arsyet është se shumë restorante ofrojnë ushqime me kalori të lartë.
Statistikat tregojnë se ushqimi i restoranteve përmban më shumë kalori se sa mendohet. Në një restorant të Çikagos, këta klientë as që e dinë se sa kalori përmban pica që hanë. Njëri thotë 800 kalori tjetri 600. Në fakt një picë e zakonëshme përmban 2060 kalori ose njësoj sa 19 akullore. Madje edhe disa ushqime që mendohet të jenë të jenë deri diku të shëndetëshme, si për shembull pastiçe me brokolli, apo mish pule me djathë, vetëm një racion i tillë përmban 2000 kalori, po aq kalori sa ndodhen në dy biftekë të shoqëruar me dy patate të pjekura dhe dy sallata. Në disa restorante të Çikagos ofrohen 30 lloj ushqimesh me kalori të ulët. Ndërsa në ndonjë restorant të thonë se përmbajtja e kalorive në ushqimet që shërbehen nuk është diçka e fshehtë. Lista me të dhënat mbi sasinë e kalorive vendosen tani në hyrje të restorantit. Por Qendra për Shkencë në Interes të Publikut kërkon që klientët të njihen me rrezikun apo pasojat e ushqimeve me kalori të lartë.Xhein Hurli e kësaj qëndre thotë se etiketat me të dhëna rreth sasisë së kalorive në ushqimin e restoranteve duhet të jetë të dukëshme e të sakta njësoj si ato në etiketat që përdorin dyqanet ushqimeve, si dhe të pasqyrohen në menutë e ushqimeve krahas çmimit të tyre. Ky grup po kërkon me këmbëngulje që qeveritë e shteteve dhe ajo federale të vendosin rregulla që pasqyrimi i sasisë së kalorive në ushqime të bëhet i detyrueshëm për çdo restorant.
_____________ |